Alban Mazreku kërkon votën e malishevasve për PDK-në dhe numrin 20

18 shtator 2021 | 22:01

Politologut Alban Mazreku dega e PDK-së në Malishevë sërish ia ka besuar kandidaturën për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Mazreku, i cili në këtë mandat ka qenë  njëri nga asamblistët më aktiv në këtë komunë, në zgjedhjet lokale garon me numrin 20 në listën e PDK-së.

Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve të kësaj komune për të vazhduar misionin e tij edhe për një mandat.

“Të nderuar familjarë, miq, dhe bashkëqytetarë, desha t’ju informoj që Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Malishevë, ma besoi përsëri kandidaturën për Asamble të Komunës së Malishevës për Zgjedhjet Lokale 2021. Andaj kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim! PDK 177. Alban Mazreku 20”, ka shkruar Mazreku në profilin e tij në “Facebook”.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 15 shtatori ka skaduar marrëveshja e Brukselit mes Kosovës…