Alban Skënderaj sjell këngën e tij më të preferuar (VIDEO)

15 shtator 2018 | 18:50

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë, këngëtari Alban Skënderaj ka publikuar projektin e tij muzikor, i cili njëherësh është më i preferuari për të këtë vit.

“Lea” mban titullin kjo këngë e veçantë, e cila i dedikohet fuqisë njerëzore për t’i përballuar sfidat e jetës me një buzëqeshje, e në rastin konkret këtë e bën në këngën dhe klipin e ri të Albanit, një vajzë e quajtur Lea.

Muzika dhe teksti janë punuar nga vet Alban Skënderaj, ndërsa orkestrimi është realizuar po ashtu nga Albani në bashkëpunim me Lorenc Aliajn.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Prishtina, Imagine Films.

Albani njihet për këngët e tij të këndshme dhe me mesazhe sensibilizuese, dhe e tillë duket të jetë edhe kënga e radhës.

Në klipin e këngës, këngëtari Skënderaj shfaqet vetëm në një sekuencë me bashkëshorten e tij, këngëtaren Miriam Cani. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i ushtrisë së Kosovës po konsiderohet si mision vështirë…