Albana Bytyqi bashkëbisedon me të moshuarit: Një shoqëri e fortë i vlerëson pensionistët
26 maj 2026
| 11:13
Kandidatja për deputete me numër 6 e AAK-së, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të moshuarit.
Ajo ka shkruar në ‘Facebook’ se respekti për të moshuarit dhe pensionistët është respekt për sakrificën, përvojën dhe jetën që ndërtuan për ne.

“Një shoqëri që i vlerëson ata, ruan dinjitetin, kujtesën dhe zemrën e saj”, ka shkruar Bytyqi.



