Albana Bytyqi merr përkrahje të madhe në Suharekë: Qytetarët shprehin mbështetjen për kandidaturën e saj për deputete

04 qershor 2026 | 20:36

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, me numër 6, në tubim elektoral në Suharekë, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët dhe mbështetësit e Aleancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi ka falënderuar qytetarët e Suharekës për mikpritjen, përkrahjen dhe atmosferën pozitive gjatë takimit, duke theksuar se mbështetja e tyre përbën motiv shtesë në garën për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Suharekë ❤️ Faleminderit gjithmonë për ndjenjen dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar mesazhin me numrin e saj zgjedhor 6 në listën e koalicionit AAK.

Gjatë tubimit, qytetarë të shumtë të Suharekës kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidaten e Aleancës, duke konfirmuar gatishmërinë për ta përkrahur në rrugëtimin e saj drejt Kuvendit të Kosovës.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë entuziaste dhe mobilizim i strukturave lokale të partisë në prag të zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukuria e animozitetit kundër identitetit të shqiptarëve në Mal të…