Albana Bytyqi nr. 6: Familja do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë

31 maj 2026 | 10:48

Kandidatja e AAK-së për deputete me numër 6, Albana Bytyqi, ka theksuar rëndësinë e familjes si bazë e një shoqërie të shëndoshë, duke premtuar se kujdesi për familjen do të mbetet ndër prioritetet kryesore të angazhimit të saj politik.

Sipas Bytyqit, mbështetja për familjet nënkupton kujdes të vazhdueshëm për shtesat për fëmijë, përmirësimin e cilësisë në arsim, avancimin e shërbimeve shëndetësore, përkujdesjen ndaj të moshuarve, si dhe mbështetje më të madhe për gratë, vajzat dhe të rinjtë.

“Një Kosovë e fortë nuk ndërtohet vetëm me projekte, por me njerëz që ndihen të mbështetur, të respektuar dhe të vlerësuar”, ka theksuar ajo.

Bytyqi ka bërë thirrje për ndërtimin e një Kosove ku çdo familje ndihet e sigurt dhe krenare për të ardhmen, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.

Albana Bytyqi garon për deputete nga AAK-ja me numër 6 në listën zgjedhore të koalicionit 128.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Runik…