Albana Bytyqi: Rahoveci na priti me energji, besim dhe vullnet për ndryshim

29 maj 2026 | 21:34

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, ishte e pranishme në tubimin e kësaj partie në Rahovec.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Rahoveci sonte na priti me energji, besim dhe vullnet për ndryshim.

“Takimet me qytetarët na kujtojnë se politika e mirë ndërtohet duke dëgjuar njerëzit, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen. Faleminderit Rahovec për mikpritjen dhe mbështetjen. Bashkë vazhdojmë rrugën drejt zhvillimit, dinjitetit dhe mundësive më të mira për secilin qytetar”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka…