Albana Bytyqi uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Miqësia me Kosovën të forcohet edhe më tej

30 qershor 2026 | 21:23

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Albana Bytyqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bytyqi është shprehur e nderuar që ka qenë pjesë e shënimit të këtij përvjetori të rëndësishëm, duke vlerësuar njëkohësisht miqësinë e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“E nderuar të jem pjesë e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urime për këtë përvjetor të rëndësishëm, me dëshirën që miqësia e fortë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së të vazhdojë të forcohet edhe më tej”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i ligë që ka përfshirë rajonin e Gjakovës ka…