Albert Mirdita, numri 8 i Aleancës Shqiptare për Kuvendin Komunal të Graçanicës

18 shtator 2025 | 22:07

Aleanca Shqiptare në Graçanicë është një subjekt politik i formuar nga shqiptarët që jetojnë në këtë komunë, me synim bashkimin e zërit të tyre në asamblenë komunale. Ky koalicion ka kandiduar gjithashtu për kryetar të komunës me z. Leutrim Ajeti, aktualisht nënkryetar i Komunës së Graçanicës.

Graçanica është një komunë me shumicë serbe, e cila që nga paslufta është udhëhequr nga kryetarë serbë. Në listën zgjedhore të Aleancës Shqiptare garojnë gjithsej 10 kandidatë shqiptarë për asamblenë komunale. Ndër ta, veçohet kandidatura e ekonomistit dhe njohësit të fushës së hotelerisë e turizmit, z. Albert Mirdita, i cili mban numrin 8 në listë për zgjedhjet komunale të 12 tetorit 2025.

Albert Mirdita ka një përvojë të gjatë në jetën shoqërore dhe politike. Ai ka qenë:

Anëtar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Prishtinës,

Sekretar i këtij Këshilli gjatë luftës në Kosovë, nën kryesimin e të ndjerit z. Isa Kastrati,

Anëtar i Shoqatës Humanitare Bamirëse Nënë Tereza nga viti 1992 deri në vitin 2002,

Anëtar i Caritas Kosova gjatë periudhës 1994–1999, ndër angazhime të tjera.

Me kandidaturën e tij, Mirdita synon të përfaqësojë interesat e komunitetit shqiptar në Graçanicë, duke kontribuar për zhvillimin dhe barazinë e të gjithë qytetarëve të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Ambasadën e Francës në Kosovë, kryetari i OVLUÇK-së,…