Albert Sylejmani pranohet në Programin FECC

29 prill 2025 | 12:09

Trajneri Albert Sylejmani është pranuar në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate). Sylejmani ishte propozuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ai do të jetë pjesë e Programit 2025-27, thuhet në letrën e pranimit. Në programin FECC, së fundi ishte pranuar Driton Obërtinca, derisa janë certifikuar më herët Valentin Spaqi, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, të cilët ishin nominuar nga FBK-ja. Ky është edicioni i nëntë i këtij programi që në fokus ka trajnerët/et që punojnë me gjenerata të reja.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me anë të edukimit të trajnerëve në Programe të rëndësishme ndërkombëtare, dëshmon për rëndësinë dhe përkushtimin që u jep gjeneratave të reja, duke synuar nxjerrjen e talenteve dhe masivizimin e basketbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë,…