“Albi Mall” sfidon shtetin, konsumatorët dynden për “Black Friday”

27 nëntor 2020 | 15:58

Ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar anulimin e eventit “Black Friday”, kjo nuk po respektohet aspak nga qendrat tregtare në Prishtinë.

Në “Albi Mall” janë krijuar turma njerëzish, pa maska e pa distancë të cilët janë mbledhur për të blerë mallra në zbritje.

Një lexues i lajmi.net ka dërguar video në redaksinë tonë, teksa shihet grumbulli i madh i njerëzve në njërin prej dyqaneve të kësaj qendre tregtare.

Kjo dukuri po ndodhë ani pse policia dhe inspektorati kishin paralajmëruar dënime të ashpra për ata që shkelin masat në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një njoftimi për media rikujton…