Albin Kurti i bën thirrje botës t’i braktisin armët bërthamore

06 gusht 2025 | 23:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për çarmatosje bërthamore të shteteve që e posedojnë këtë armë shkatërruese, në 80-vjetorin e bombardimit të Hiroshimës nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“80-vjetori i bombardimit të Hiroshimës është një moment për të kujtuar ata që humbën jetën dhe për t’i bërë thirrje të gjitha shteteve të botës që të angazhohen, pa mëdyshje, për objektivat e përbashkëta të mos-përhapjes së armëve bërthamore dhe çarmatimit të plotë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në platformën “X” të mërkurën.

Kurti ka paralajmëruar për rrezikun në rritje nga regjimet autokratike që, sipas tij, përpiqen të ruajnë apo të zhvillojnë kapacitete shkatërruese, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët për t’u mbrojtur nga rrënimi për hir të brezave të rinj.

Japonia shënon 80-vjetorin e sulmit të parë bërthamor në historinë e botës. Në këtë ditë, para tetë dekadash, bombarduesi amerikan Enola Gay hodhi bombën më të fuqishme që ishte parë deri atëherë, duke shkaktuar vdekjen e rreth 140,000 njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Resmije Osmani shpall te pavleshme 4 deftesat dhe diplomen e…