Albin Kurti i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: S’mund të flasim për zgjedhje të reja

06 mars 2026 | 16:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konferencën për medie, të thirrur pas zhvillimeve të fundit në vend.

Para gazetarëve, Kurti ka thënë se në situatën në të cilën ndodhet vendi, nuk mund të flitet për zgjedhje të reja.

Po ashtu, Kurti ka fajësuar opozitën që munguan në seancën e mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë meqë mungoi opozita dhe partia që dirigjohet nga Beogradi, lista Serbe. Të gjithë e keni parë pamjen e seancës, kush ishte, ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte fare, se nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi, nuk e njoftoi kryetaren e Kuvendit. Është obligim kushtetues i deputetëve të kryejnë detyrën e tyre, për çfarë i ka zgjedhur populli i Kosovës dhe të vijnë në vendin e tyre të punës dhe të marrin pjesë e të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën e vet gjykata kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, kreu i LV-së ka munguar sot në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për të diskutuan për datën e zgjedhjeve, veprim ky qe erdhi pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Këtë vendim të Osmanit, Vetëvendosje ka thënë se do ta çojë në Kushtetuese, ndërsa po në këtë gjykatë, mbrëmë kryeparlamentarja ka bërë kërkesë që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti të zgjidhet brenda 60 ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA e ka ndëshkuar Real Madridin me gjobë dhe reduktim…