Albin Kurti i shkon Vjosa Osmanit pa paralajmërim në zyrë
                04 nëntor 2025
                |  11:09
            
        Sot, deputeti Albin Kurti është takuar pa paralajmërim me Presidenten Vjosa Osmani.
Deri rreth orës 03:00 në mëngjes, Albin Kurti ka qëndruar në Mitrovicë. Ndërsa, tani pas orës 10:00 ka hyrë në një takim të paparalajmëruar te një e Mitrovicës, përkatësisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani. Ky takim vjen pas disa ditësh nga një mbledhje e mëparshme e organizuar nga Presidentja, ku liderët e partive politike u takuan së bashku për të diskutuar ngërçin politik në vend, shkruan Demokracia. Lëvizjes Vetëvendosje nga sot e martë i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        