Albin Kurti kandidat i LVV-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit
09 maj 2026
| 13:28
Albulena Haxhiu, ka prezantuar kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Haxhiu vlerësoi Kurtin për përkushtimin e tij ndaj interesit publik dhe udhëheqjen e vendit në periudha sfiduese politike.



