
Albin Kurti kërkon hetim nga policia dhe prokuroria: ‘Exit Pollet’ në Mitrovicë nuk ishin huqje, por cenim i zgjedhjeve të lira
13 tetor 2025
| 11:13
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar hetim për “Exit Pollet” e Mitrovicës.
Ai ka thënë se ato ishte cenim i votës së lirë.
“Ajo që ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë për huqje, por për ingjiniering të paramenduar, ndërhyrje flagrante në proces. Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16% dallim nga më shumë se një organizatë, për të njëjtën komunë, postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendovtimet, nuk janë thjeshtë huqje, është cenim i demokracisë, zgjedhjeve të lira, integritetit e sigurisë. I ftoj organet e sigurisë e drejtësisë të merren me këtë çështje”, ka thënë Kurti.