
Albin Kurti merr sot vaksinën kundër Covidit
29 mars 2021
| 14:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot (e hënë) me vaksinën kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit.
“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën ‘AstraZeneca’ – Oxford Covid-19. Vend: Salla e Sporteve ‘1 Tetori’, Prishtinë. Koha: 16:30”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.