
Albin Kurti në New York nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit
27 shtator 2025
| 18:30
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA vizitoi edhe qendrën përkujtimore dhe muzeun në New York kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit.
Pas vizitës, kryeminsitri Kurti ka shkruar se kujtimi i 11 shtatorit është gjithmonë i dhimbshëm.
Në Nju Jork, Kurti është i shoqëruar edhe me bashkëshorten e tij.