Albin Kurti: Nesër ekzekutohen pagesat me rritje për shtesat e fëmijëve
24 nëntor 2025
| 23:07
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave me rritjen e miratuar për të gjitha nënat që marrin shtesa për fëmijët.
“Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra: një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro; një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro; një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë. Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.



