Albin Kurti nuk i propozon për ministre Rozeta Hajdarin dhe Arbërie Nagavcin
11 shkurt 2026
| 22:07
Mandatari për kryeministër Albin Kurti, ka propozuar kabinetin e tij qeverisës.
Por, aty nuk ka vend për dy ministrat e mandatit të kaluar, Rozeta Hajdari që mbante pozitën ministres së Tregtisë dhe Arbëria Nagavci në arsim.
Ndaj Rozeta Hajdarit është ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.



