Albin Kurti shpall kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit

14 korrik 2025 | 22:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpall kandidaturen e Ilir Qeriqit për kryetar të komunës së Lipjanit, në zgjedhjet që do të mbahen me 12 tetor 2025.

“Më 12 tetor, Lipjani do ta marrë drejtimin që meriton: drejtim nga qytetarët, për qytetarët. Ilir Qeriqi është kandidati ynë për kryetar dhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Vetëvendosjes.

Njoftimi i plotë:

Më 12 tetor, Lipjani do ta marrë drejtimin që meriton: drejtim nga qytetarët, për qytetarët. Ilir Qeriqi është kandidati ynë për kryetar dhe kryetari i ardhshëm i Komunës së Lipjanit.

Sot, në një takim me strukturat organizative të Lëvizjes në Lipjan, në prani të Kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve tanë organizativë, konfirmuam mbështetjen për kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit.

Me një përvojë të jashtëzakonshme në mbrojtje dhe siguri – nga luftëtari i UÇK-së, te atasheu i mbrojtjes në SHBA dhe Shef i Shtabit të FSK-së – Ilir Qeriqi sjell me vete vendosmërinë, ndershmërinë dhe përkushtimin që i duhet një drejtuesi lokal. Disiplina dhe maturia që e kanë përcjellë në gjithë karrierën e tij, do ta udhëheqin edhe si kryetar komune.

Ilir Qeriqi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! përfaqësojnë alternativën më të mirë për Lipjanin. Me ne, kjo komunë do të ketë zhvillimin dhe progresin që i nevojitet, si dhe energjinë e re që kërkojnë qytetarët në çdo lagje dhe fshat.

Të gjithë qytetarët e Lipjanit në qytet, në lagje, e në çdo fshat, le të bashkohemi për ta hapur një faqe të re për komunën e Lipjanit. Me Ilir Qeriqin dhe VETËVENDOSJE!-n, ndryshimi i vërtetë është i mundur dhe bëhet realitet.

Na priftë e mbara dhe shihemi në fitoren e 12 tetorit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake…