
‘Albin Kurtit i është mbyllur goja’, Musliu ia parashtron disa pyetje liderit të LV-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu nëpërmjet një postimi në “Facebook” ia ka parashtruar disa pyetje të rëndësishme kryeministrit në detyrë dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Krahas këtyre pyetjeve, Musliu ka thënë se Kurtit është duke përfunduar politikisht.
“Albin fundi yt politik po ofrohet për ditë e më shumë e do të kujtohesh si kryeministri më antishtetëror e më antikombëtar në historinë e Kosovës.
Albin, ti nuk ke lindur për të qenë lider. Të mungon ylli. Ti je dhe do të mbetesh një diktator në tentativë”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
Albin Kurtit i është mbyllur goja.
Ai nuk flet në medie, as në parlament, dhe me sa duket as në qeveri dhe as në selinë e vetëvendosjes.
Albini nuk flet, por hanë qershia përditë.
Pse nuk flet, Albin? Fol dhe tregoju popullit:
Çfarë ndodhi me bashkimin kombëtar?
A paske rrejtë sa herë ke akuzuar ish-ushtarët e UÇK-së të cilët tani po i lutë për bashkëqeverisje?
Çfarë ndodhi me krimin dhe korrupsionin? Pse nuk e ndëshkove asnjë ministër tëndin që vodhi e keqpërdori paranë publike?
Sa tenderë njëburimor i dhatë për katër vite qeverisje?
Si e uzurpove dhe e bankrotove RTK-në?
Çfarë ndodhi me reformat?
Çfarë ndodhi me meritokracinë? Me luftën kundër nepotizmit? Sa familjarë e militantë partiak i punësove në KEK, RTK, borde, AKI, polici, FSK, MPJD, etj.?
A je një super kriminel, pasi ke shkelur kushtetutën nja 100 herë?
Çka ndodhi me parlamentarizmin?
Pse u koordinove me Radojçiçin nëpërmjet Mimozës?
Pse e braktisën Kosovën mbi 250.000 qytetarë?
Pse BE-ja e vendosi Kosovën nen masa?
Pse, përveç Dejonës dhe komunistëve grek, askush në skenën ndërkombëtare nuk po ta varë?
Çfarë ke në dorë kundër presidentes që po të ndihmon në pengmarrjen institucionale?
Albin fundi yt politik po ofrohet për ditë e më shumë e do të kujtohesh si kryeministri më antishtetëror e më antikombëtar në historinë e Kosovës.
Albin, ti nuk ke lindur për të qenë lider. Të mungon ylli. Ti je dhe do të mbetesh një diktator në tentativë.