
“Albini si Hashimi”, Shasha tregon se si po e ‘kopjon’ Kurti në dialog Thaçin
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë një krahasim të kryeministrit Albin Kurti dhe ish-presidentit Hashim Thaçi në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.
Në “Facebook”, Shasha ka cituar deklarata të ngjashme të Thaçit dhe Kurtit.
Duke komentuar ndryshimin e Albin Kurtit në këtë proces, ai ka vlerësuar se për çdo politikan vije koha kur duhet të jap fund opozitarit ekzotik.
“Kurti në dialog: ‘Shumë më mirë është që ne si brez të bartim barrën e të gjitha gabimeve nga e kaluara edhe këtë te mos ua leme atyre qe do te vijnë pas nesh’. Thaçi në dialog: ‘Do të ishte e pafalshme që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen’. Për çdo politikan vije koha kur duhet të jap fund opozitarit ekzotik për tu bërë burrështetas i përgjegjshëm”, ka shkruar Shasha.