
Albion Rrahmanit i rritet vlera në treg
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është lojtari i shtrenjtë te Sparta e Pragës, ndërsa i dyti me vlerën më të lartë të Superligën e Çekisë. Në përditësimin e vlerës së tregut të elitës së futbollit çek në faqen “Transfermarkt”, Sparta është konfirmuar si skuadra më e shtrenjtë. Gjashtë prej dhjetë lojtarëve më vlerën më të lartë, janë pjesë e Spartës kurse më i shtrenjti i këtij ekipi është pikërisht Rrahmani.
Forma e tij fantastike në fillim të këtij sezoni, ka bërë që Rrahmani të ketë një rritje të vlerës në treg për 60 për qind, ku kartoni i tij tani vlerësohet 8 milionë euro nga 3 milionë sa ishte më parë.
Në 15 ndeshjet e para të këtij sezoni në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar 8 gola dhe ka bërë një asistim.
Në kampionat, Rrahmani ka pesë gola të realizuar dhe është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë.