Albulena Haxhiu cakton grupin punues për Veting (emrat)

05 maj 2021 | 13:14

Ministria e Drejtësisë të cilën e drejton Albulena Haxhiu ka bërë me dije se ka caktuar grupin punues për Veting. Pjesë e këtij ekipi është edhe Bahri Hyseni. Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar për Reporterin se të angazhuar për hartimin e këtij koncept-dokumenti, do të jenë  edhe shumë  përfaqësues nga institucionet e drejtësisë̈ dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë̈ në këtë̈ proces të rëndësishëm për vendin qytetarët”, shkroi Haxhiu në ”Facebook”.

“Për hartimin e këtij koncept-dokumenti, do të jenë: Lulzim Beqiri – Kryesues dhe Feride Podvorica si zv/Kryesuese – Ministria e Drejtësisë (MD), Qërim Ademaj – Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Bahri Hyseni – Këshilli Porkurorial i Kosovës, Besim Kelmendi – Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, Merita Stublla – Emini – Oda e Avokatëve të Kosovës, Alberita Hyseni – Zyra e Kryeministrit, Genc Nimoni – Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Noliana Kusari dhe Eris Hana nga Departamenti Ligjor MD, pastaj nga një anëtarë përfaqësues nga institucionet: Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Agjencia Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues të Shoqërisë Civile si: Kreshnik Gashi – BIRN, Florent Spahija – KDI, Nora Bajrami – FOL, Arton Demhasaj – ÇOHU!, Rreze Hoxha GLPS dhe Gzim Shala IKD”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të Haxhiut.

Në përgjigje theksohet se në grup punues do të ketë edhe përfaqësues të tjerë nga fusha akademike dhe e drejtësisë̈ pasi që vendimi për formalizmin e grupit punues lë hapësirë për një gjë të tillë.

“Në vendim janë normalizuar edhe emrat e përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë̈ civile, mirëpo vendimi lejon hapësirën për pjesëmarrje edhe të ekspertëve të tjerë̈ të cilët mund të japin kontribut në këtë proces”, thuhet në përgjigjen e MD për Reporteri.net.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi që është me regji të Blerta Bashollit tashmë ka…