Albulena Haxhiu mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit që presidenti të zgjidhet nga populli

05 mars 2026 | 16:48

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që ka pranuar amandamentet kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani, që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ajo ka thënë se i bashkohet thirrjes së Osmanit që të votohen këto amandamente. “Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.

Njoftimi i plotë:

Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar…