Albulena Haxhiu: Nëse opozita ndryshon qëndrim, mund të ketë zhvillim në seancë

13 korrik 2025 | 11:00

E propozuara e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është përgjigjur nëse do të ketë ndryshim në seancën e sotme konstituive.

Ajo tha se nëse ish-opozita ka ndryshuar qëndrim, sipas saj mund të ketë ndryshim.

“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrim, nëse po atëherë mund të ketë ndryshim”, tha Haxhiu.

Javën e ardhshme bëhen tre muaj që prej 15 prillit, seancës së parë për konstituimin e Kuvendit, e cila nuk është përmbyllur ende.

Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 26 korriku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi…