
Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
27 qershor 2025
| 10:46
Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë, nuk i merr votat e nevojshme.
Haxhiu, e cila dështoi disa herë në votim të hapur, paralajmëroi se vetëm 1 herë do ta provojë në votim të fshehtë mundësinë për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura”, tha Haxhiu.