Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca gjyqësore për gaz lotsjellës në Kuvend

23 qershor 2025 | 10:06

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u paraqit këtë paradite në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ishte paraparë të mbahej seanca gjyqësore për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2016 në Kuvendin e Kosovës.

Por, seanca u shty për shkak të mungesës së të akuzuarve të tjerë, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj akuzohen se në shkurt të 2016-tës kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë ditës së hënë, në Kosovë pritet të mbajë mot…