Albulena Haxhiu thotë se rezoluta e PSD-së forcon Thaçin

02 dhjetor 2018 | 18:12

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke iu referuar projektrezolutës së propozuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) në lidhje me dialogun me Serbinë, ka thënë se kjo projektrezolutë forcon pozicionin e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Aventura personale e Thaçit duhet shpallur e pavlefshme. Përveç ndaljes së këtij pazari, çdo orvatje tjetër është shërbim për Hashim Thaçin. Hapi tjetër është shqyrtimi dhe vlerësimi i raportit 38 faqesh i Qeverisë së Kosovës për mbi 33 marrëveshjet e Brukselit. Nëse kjo anashkalohet, atëherë dëmi përmbajtjesor dhe procedural është tejet i madh. Në këtë mënyrë propozimi i një rezolute, që nuk e kritikon as presidentin dhe as Qeverinë, as të kaluarën dhe as të tashmen e dialogut, na premton siguresa në fund të procesit. Kjo rezolutë e forcon Thaçin dhe është pro tij. Në fund, siguresat janë të pasigurta. Atëherë do të jetë tepër vonë. Dhe, garancia vetëm në fund është leje për shkelje të parimeve tash dhe ndërkohë. Këto janë garancione që e kamuflojnë mashtrimin dhe rezoluta është për forcimin e Thaçit”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deputetja Haxhiu edhe në një postim të mëhershëm ka shkruar për PSD-në. “I tradhtuan votuesit, i vjedhën mandatet, tani duan t’i bëhen patericë Thaçit për koncesione të reja! Zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo pazare të reja!”, ka shkruar deputetja Haxhiu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj deklaratës…