ALDE uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen kryetar i PDK-së

23 qershor 2025 | 15:02

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen kryetar i PDK-së.

“Urime Memli Krasniqit për rizgjedhjen e tij unanime si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK! Nën udhëheqjen e tij, PDK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara – duke përqafuar vlerat liberale demokratike dhe duke u bërë një anëtare e respektuar e familjes sonë politike. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në si një partnere e përkushtuar për një Kosovë më të lirë, më të drejtë dhe më evropiane”, është theksuar në urimin e ALDE-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-Gjakovë ka…