Aldini, basketbollisti i familjes Pacolli sot feston ditëlindjen

09 shtator 2025 | 19:50

Aldin Pacolli, nipi i biznesmenit dhe politikanit të njohur Behgjet Pacolli, sot feston ditëlindjen e 13-të.

“Aldini, ky quni i vogël, jo vetëm që sot e ka ditëlindjen dhe është sugari i vëllaut, Eminit, por ky është edhe kampion!

I uroj edhe 101 ditëlindje të lumtura, të gëzuara e me shumë suksese në jetë, duke qëndruar gjithmonë kampion!”, ka shkruar në urimin e tij axha, Selim Pacolli.

Djaloshi nga Mareci i Prishtinës, që jeton me familjen në kantonin Ticino të Zvicrës, është duke ndërtuar një histori të bukur në basketboll. I lindur më 9 shtator 2012, Aldini që në moshën 7-vjeçare nisi hapat e parë në sportin e koshit dhe tashmë po shkëlqen në parket.

Ai është i vetmi shqiptar që luan për ekipin Mabetex Lugano U-12, duke përfaqësuar me sukses komunitetin shqiptar në basketbollin zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të…