Aldo Bumçi i Rithemelimit të PD-së: Të martën shpallim koalicionin me LSI-në

29 janar 2022 | 23:02

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, deklaroi ditën e sotme se LSI është partia kryesore me të cilën kanë zhvilluar negociata, për shkak të numrit të madh të votuesve që ka kjo parti.

Ai tha në një intervistë për Ora News se afati i mbylljes së koalicioneve është natën e të martës dhe atëherë Komisioni i Rithemelimit do të shpallë koalicionin.

“Negociata janë zhvilluar me LSI-në, kanë shkuar shumë mirë. Të presim edhe 3 ditë, afati i mbylljes së koalicioneve është nata e të martës dhe atëherë do shpallet koalicioni jonë”, tha Bumçi.

Sipas tij, Basha është një pakicë brenda Partisë Demokratike dhe këtë e tregoi edhe votimi kundër tij.

“Gjithçka tregon që ai është një pakicë, pro me ndihmën e Ramës thotë që unë kam logon, siç mbaj selinë mbaj dhe logon. Kjo është e përkohshme dhe do zgjidhet. Partia nuk është ai. Kjo që po bën Basha është në dëmtim të opozitës dhe demokracisë. Nëse do të rrish në opozitë me dhunë, atëherë Rama është mbret aty. Pluralizmi u shpëtua dhe tashmë ka një PD që është në rithemelim. Ne e kemi betejën me Ramën”, u shpreh Bumçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Bashkimin…