Aleanca e Gruas në Junik i jep përkrahje të fuqishme Agron Kuçit

07 tetor 2025 | 23:27

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e AAK-së, Agron Kuçi u mirëprit nga Aleanca e Gruas në Junik, ku në këtë tubim madhështor u rikonfirmua përkrahja e fuqishme që gëzon kryetari në ardhje Agron Kuçi, nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në këtë takim, Kuçi prezantoi programin zgjedhor, ku gratë si shtyllë e familjes dhe shoqërisë, do të kenë rol të veçantë edhe në jetën institucionale.

“Mbështetja e madhe që mori Agron Kuçi sonte nga Aleanca e Gruas, vulosi fitoren pa balotazh në zgjedhjet e 12 tetorit, ku Juniku do të rikthehet në rrugën e pandalshme të suksesit dhe zhvillimit ekonomik”, ka njoftuar Dega e AAK-së në Junik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Ali…