Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agro-Kosova Holding hapin aktivitetin “Dita e Qershisë”

25 qershor 2021 | 22:56

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe AgroKosova Holding kanë organizuar aktivitetin “Dita e Qershisë”, ku është bërë kultivimi i Qershisë nga Agro Biznes Holding.

Me këtë rast është bërë edhe hapja e festës “Dita e Qershisë” e cila pritet të bëhet edhe tradicionale.

Ministri i MBPZHR, Faton Peci ka thënë se qershia është sinonim i fatbardhësisë dhe se Suhareka dhe Kosova kanë fatin e bardhë që kanë personalitete dhe biznese të tilla që kanë arritur të konsolidojnë bizneset e tyre në storie suksesi.

“Me kënaqësi të madhe kam pranuar ftesën për këtë event për herë parë për Ditën e Qershisë, nga një biznesmen dhe një operator ekonomik i cili është storie e suksesit në fushën e agrobiznesit. Thonë se qershia është sinonim i fatbardhësisë dhe mendoj se Suhareka dhe Kosova kanë fatin e bardhë që kanë personalitete dhe biznese të tilla që kanë arritur të konsolidojnë bizneset e tyre në storie suksesi, rrjedhimisht të kontribuojnë në ekonominë e vendit, ekonominë e Suharekës dhe ekonominë e Kosovës.

Si ministër i qeverisë së Republikës së Kosovës vlerësoj që angazhimi dhe përkushtimi jonë do të jetë maksimal që hartimi i politikave tona programore, avancimi i legjislacionit i cili fatkeqësisht ka ngecë në nivel institucional për të lehtësuar krijimin e tregjeve të reja për bujqit, ndërmarrësit, dhe tregtarët tonë, do të jetë në mesin e prioriteteve kryesore.

 “Bashkëbisedimi me këta përfaqësues siç është Hazizi, neve na kontribuon dhe jemi të interesuar që në të gjitha fazat të jemi pjesë e bashkëbisedimit sepse këta janë ata që më së miri se cilat janë masat lehtësuese”, tha ai.

Ndërsa kryetari i AKB-së, Agim Shahini e ka konsideruar këtë biznes si model për rajonin.

Shahini ka thënë se Agro-Kosova me 20 hektarë tokë që i ka dhënë tregut 350 ton Qershi është një ofertë serioze për ekonominë e vendit.

“Ky kompleks është bërë model në Kosovë dhe më larg. Kemi shumë arsye pse e kemi quajtur këtë ditë kështu dhe në vazhdimësi kemi pas mbështetjen e kryetarit të komunës së Suharekës. Kemi vendosur që ky aktivitet të bëhet tradicional dhe në vitet e ardhshme do të jetë festë e madhe dhe do të japim një mesazh të qartë që qershia është një kulturë me përfitime të mëdha. Kompleksi AgroKosova ka rreth 20 hektarë e që në treg i ka ofruar Kosovës rreth 350 ton qershi me cilësi të lartë që është një ofertë për konsumatorin tonë, për shtetin dhe për biznesin e fermerët që merren me këtë punë”, është shprehur ai.

Ai ka ftuar Qeverinë e ministrinë që të rrit subvencionet për bizneset që merren me agrobiznes.

Pronari i kompanisë AgroKosova Holding, Haziz Tafaj ka treguar se tri vitet e fundit kanë shënuar rezultat të lartë për kultivimin e Qershisë me cilësi e sasi të lartë.

Ai poashtu ka njoftuar se biznesi i tij ka të punësuar 100 gra e vajza si dhe 100 burra.

Sipas Tafajt kultivimi i qershisë do të jap kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.

“Dita e Qershisë” do të bëhet festë tradicionale. Arsyeja e organizimit është që kultivimi i Qershisë nga ana e ndërmarrjes sonë në dy tri vitet e fundit ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme si në kultivimin e sasisë ashtu edhe në atë të cilësisë. Kultivimi i qershisë ka me dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e mirëqenies të qytetarëve tanë. Qysh tani i kemi rreth 100 gra e vajza dhe 100 burra të cilët kanë punuar tradicionalisht. Rezultati i mirë i këtij prodhimi me një kualitet të lartë të cilësisë që në treg është më e larta në regjion na jep kurajë që të vazhdojmë këtë investim”, është shprehur ai.

E kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka përgëzuar për punën që po bën zotëri Tafaj, dhe ka treguar se shumë shpejt do të nis edhe Festa e Luleve.

“Ftoj bujqit e Komunës së Suharekës që me fillu me kultivu qershi” është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga ministri ti ndihmojë bizneset me subvencione.(eo).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në…