Aleati i Trump qëllohet me armë gjatë një ngjarje në kampusin e një universiteti

10 shtator 2025 | 21:40

Charlie Kirk, një aleat i presidentit amerikan Donald Trump, është qëlluar me armë zjarri, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA (TPUSA), është qëlluar të mërkurën gjatë një ngjarjeje që po zhvillohej në Utah.

Ekipi i shtypit i TPUSA konfirmoi për Fox News se Kirk ishte qëlluar, por gjendja e tij mbetej e panjohur.

Siç raporton The Guardian, një zyrtar i Policisë ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur në kampus.

Pak para se të dëgjoheshin të shtënat, Kirk postoi në Twitter: “NE. JEMI. KTHYER. Universiteti i Luginës së Utah është GATI DHE I NGJALLUR për ndalesën e parë të turit American Comeback Tour.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Privilegjet dhe të mirat e shtetit i gëzon dhe s’i…