 
                    Alegri në alarm, mbrojtja e Milanit në vështirësi, Zbuloni problematikat e kuqezinjve
                31 tetor 2025
                |  12:42
            
        Masimiliano Alegri përballet me një emergjencë të plotë te Milani. Pas barazimit ndaj Atalantës, trajneri kuqezi e pranoi se “duhet durim edhe dhjetë ditë”, ndërsa mungesat dhe lodhja po rëndojnë mbi skuadrën. Mbrojtja, dikur pika e fortë, po tregon krisje: nga katër gola të pësuar në shtatë ndeshje, në tre vetëm në dy të fundit.
Me stol të shkurtër dhe lojtarë kyç jashtë, Alegri kërkon zgjidhje për të shmangur rënien para sfidës së rëndësishme me Romën dhe transfertës në Parma.
Pavarësisht vështirësive, bilanci mbetet pozitiv me fitore ndaj Napolit e Fiorentinës dhe barazime ndaj Juventusit e Atalantës. Tani, trajneri shpreson që pushimi i ardhshëm për kombëtaret të rikthejë forcat dhe stabilitetin në repartin mbrojtës.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        