
Ali Ahmeti: 17 shkurti është më shumë se festë shtetërore
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se 17 shkurti është më shumë se festë shtetërore, është mirënjohje mbarëkombëtare për veprën e lavdishme të dëshmorëve
“Çdo ditë e Kosovës së lirë dhe të pavarur është përkujtim i kushtrimit të lirisë, të cilit nga të gjitha trojet tona iu përgjigjëm për të ruajtur rrënjët e identitetit të saj shqiptar! 17 Shkurti është më shumë se festë shtetërore, është mirënjohje mbarëkombëtare për veprën e lavdishme të dëshmorëve, është drejtësi e vendosur në vendin e vet, është amanet për të vazhduar rrugën e përparimit të Kosovës. Qoftë përjetë e lirë Kosova jonë dhe i përjetshëm kujtimi për ata që qëndruan në mbrojtje të saj! Gëzuar!”, ka shkruar Ahmeti.