
Ali Ahmeti: Bahriu dhe shokët e tij mbeten shembull frymëzimi për atdhedashuri
07 maj 2025
| 15:28
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, në përvjetorin e 27-të të rënies së tij.
“Me nderim dhe mirënjohje vendosëm lule të freskëta edhe te varrezat e heronjve Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Ilir Konushevci. Gjithashtu pata nderin të vizitoj familjen e Bahri Fazliut, ku bashkë me pasardhësit e tij ndamë kujtime të çmuara nga jeta dhe veprimtaria e tij heroike. Bahriu dhe shokët e tij mbeten shembull frymëzimi për atdhedashuri, përkushtim dhe qëndresë për liri e pavarësi. Lavdi e përjetshme veprës dhe sakrificës së tyre!”, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.