Ali Ahmeti bashkon PDK-në, Hamza: Drenasi është komuna e shtatë dhe bastion i fitoreve
24 nëntor 2025
| 17:11
“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.
Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.
Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Bedri Hamza pas takimit me Ali Ahmetin dhe Ramiz Lladrovcin.



