
Ali Ahmeti bën homazhe pranë varrit të nënës së bashkëluftëtarëve të tij, Avni dhe gjeneral Maliq Ndreca
Ish-komandanti i UÇK-së në Maqedoni dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë homazhe pranë varrit të nënës Dinore, nënës së bashkëluftëtarëve të tij, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca në Maçitevë të Suharekës.
“Sot në fshatin Maçitevë të Suharekës, isha në homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Ahmeti ishte i shoqëruar nga Ismet Sylejmani dhe bashkëpunëtorët e tij
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot në fshatin Maçitevë të Suharekës, isha në homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca.
Me këtë rast, i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta djemve dhe vajzave të saj, nipave e mbesave, dhe gjithë familjes, duke nderuar thellësisht kontributin e saj të çmuar dhe sakrificën që përfaqëson.
Nënë Dinorja lindi dhe rriti bij që i dolën zot Atdheut, që luftuan me nder dhe guxim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Prehu në paqe, nënë Dinore!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!