Ali Ahmeti bën thirrje për mobilizimin e mërgatës shqiptare

01 mars 2019 | 11:48

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ka nisur Samiti i dytë i diasporës shqiptare, në të cilin janë duke marrë pjesë liderët kryesor të Kosovës, Shqipërisë, dhe vendeve tjera ku banojnë shqiptarët.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në këtë samit ka bërë thirrje për mobilizim të mërgatës shqiptare kudo për të zbarkuar në atdhe .

“Gjergj Kastrioti u mobilizua dhe u imbarkua këtu. Rilindja shqiptare veproi në perëndim e lindje, por të tërë energjinë e vuri në shërbim të vendit dhe të atdheut. Pavarësia e Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare u financua u ushqye dhe mobilizua pikërisht nga mërgata. Të zbarkojmë me njerëz të mençur, inxhinierë, ekonomistë, juristë, doktorë të mirë të të gjitha fushave, për këtë më së shumti nevojë ka atdheu ynë, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Të gjitha mundësitë janë ti materializojmë”, ka thënë Ahmeti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë ofruar një shpërblim…