Ali Ahmeti dhe Arben Taravari prezantojnë kandidatin e AKI-së, Valbon Limanin, për kryetar të Gostivarit

23 dhjetor 2025 | 10:35

“Sonte, në Gostivar, u mblodhëm për hapjen e fushatës zgjedhore në mbështetje të kandidatit tonë për kryetar komune. Me një frymë të fuqishme uniteti dhe përkrahjeje qytetare, dhamë mesazhin e qartë se ndryshimi dhe zhvillimi janë të mundshme vetëm me njerëz të përgjegjshëm dhe me vizion të qartë.

Para të pranishmëve theksova se Arben Taravari mund t’i kishte të gjitha benefitet dhe privilegjet duke qëndruar në qeveri, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë. Ai e braktisi qeverinë në emër të dinjitetit dhe interesit të përgjithshëm.

AKI dhe BDI, si pjesë e saj, kanë vetëm një kandidat dhe ai është Valbon Limani.

Me besim dhe vendosmëri, drejt fitores më 11 janar!”, ka shkruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë prezantimit të Limanit për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Safet Gërxhaliu Projekte të shumta të financuara nga donatorë…