Ali Ahmeti dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës bëjnë homazhe në Gllogjan

24 mars 2026 | 11:54

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish-eprori i UÇK-së e kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe kryetarë komunash kanë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Homazhet janë zhvilluar në Gllogjan, në përkujtim të betejës së 24 marsit 1998, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përballën me forcat serbe që kishin rrethuar fshatin.

Të pranishmit vendosën lule dhe bënë nderime pranë varrezave të dëshmorëve, duke kujtuar sakrificën e të rënëve në këtë betejë, e cila konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, ndërsa beteja e Gllogjanit mbetet një nga përballjet më të njohura të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq,…