Ali Ahmeti fitoi 7 palë zgjedhje parlamentare në kampin shqiptar në Maqedoni

16 korrik 2020 | 16:19

Të mërkurën (15 korrik 2020) në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që ishin caktuar të mbahen në muajin nëntor.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka kërkuar votime të parakohshme pasi Këshilli Evropian nuk ia dha dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan “Klan Kosova”.

Pas rezultateve preliminare, Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, ka thënë se partia që ai e drejton është duke fituar në këto zgjedhje.

“Jemi në epërsi prej 3 deputetëve ndaj VMRO-DPMN. Fituam dhe po fitojmë. Vendosëm për një të nesërme më të mirë. Kishim zgjedhje me standarde evropiane, siç i shkon për shtati një vendi anëtar të NATO-s”.

“Tash fokusin me ia dhënë për koalicionin…Koncepti një shoqëri për të gjithë, e mundi patriotizmin e rrejshëm. Pason zhvillimi ekonomik dhe rritja e pagave për qytetarët për të gjithë. Pasojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe pason drejtësia”.

“Kjo do të jetë Qeveri e qytetarëve jo e partive politike. Nuk di nëse do të bëjmë koalicion me BDI-në. Po i presim rezultatet përfundimtare ta dimë se ku jemi, pastaj flasim”, ka Zaevi.

Mirëpo kush është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po konsiderohet si fitues i votave shqiptare në vendin fqinj?

Ali Ahmeti që i ka hyrë politikës në vitin 2002 me krijimin e partisë që e drejton sot e asaj dite ka fituar shumicën e votave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë fqinje.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, BDI-ja fitoi 12.1 për qind të votave popullore (70 për qind të votave shqiptare) dhe 16 nga 120 vende në Kuvend.

Nga 2002 deri 2006 ishte pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me Bashkimin Socialdemokratik të Maqedonisë (LSDM) dhe Partinë Liberal Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, BDI-ja formoi koalicion me Partinë për Prosperitet Demokratik dhe Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve. Ky koalicion mori 12.2 për qind të votave dhe 16 vende në Kuvend.

Megjithëse BDI-ja fitoi numrin më të madh të vendeve në Kuvend midis partive etnike shqiptare (13); partneri i saj maqedonas i koalicionit humbi zgjedhjet, pasi Nikolla Gruevski nuk arriti t’i marrë shumicën e votave për të marrë pjesë në qeverinë e re. Vendin e saj e zuri partia e dytë më e madhe politike shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptarëve.

Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, BDI-ja është kthyer në qeveri në koalicion me VMRO-DPMNE.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, BDI mori 10.2 për qind të votave të përgjithshme, duke fituar 15 vende në Kuvend.

Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është fituese absolute e votave shqiptare.

Para turmës së mbështetësve dhe medieve, ai ka thënë se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 vende në Kuvend dhe jemi në rrugë të mirë për mandatin e 13-të. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj”, ka thënë Ahmeti.

Por nga rezultatet preliminare, thuhet se BDI-ja ka fituar 15 vende në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi e ka informuar Interin se do ta mendojë…