Ali Ahmeti flet për vizitën te kompania ‘Devolli’

02 shtator 2023 | 17:24

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ekzekutivin e Bashkimit Demokratik për Integrim vizituan sot korporatën ‘Devolli’ dhe fabrikën e prodhimit ‘Commodita’.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka treguar për këtë vizitë.

“Me mbi 4.900 punëtorë, eksportues në 25 vende dhe me mbi 20 dyqane në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbarë rajonit”.

“U diskutua mundësia që korporata Devolli të vazhdojë të shtrijë investimet e veta në prodhim edhe në Maqedoninë e Veriut me brendin Commodita, me ç’rast do hapen mijëra vende pune edhe në vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se kapacitetet e tyre institucionale janë në shërbim të plotë për të mbështetur investimet e drejtpërdrejta që nënkuptojnë jetë më cilësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…