
Ali Ahmeti: Kanë kërkuar të më vrasin politikisht
20 dhjetor 2024
| 10:53
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një takimin me qytetarët në Tetovë, ka kujtuar disa momente të rëndësishme.
Ahmeti ka thënë se një kohë të gjatë është bërë plan që ai të vritet politikisht.
“Ka filluar një fushatë, jo tani, por tani ka dal në sipërfaqe, e orkestruar aq bukur me vite të tëra se e keqja e këtij vendi qenka BDI-ja dhe ai duhet varrosur dhe të vritet politikisht Ali Ahmeti. Janë mbledhur, janë ulë e kanë bërë analiza dhe diskutime dhe janë çuditur se u kemi rënë në fije (ju kemi rënë gjurmë) dhe ju shkoj në konak në Strumicë. Ore, hiqni dorë. Me politika arkaike shteti e stabiliteti nuk bëhet”, ka thënë Ahmeti.