Ali Ahmeti: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, ata kontribuuan edhe për stabilitetin e Maqedonisë

13 dhjetor 2025 | 17:48

Ali Ahmeti: Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, ata kontribuuan edhe në stabilitetin e Maqedonisë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka bërë thirrje për drejtësi Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të përfundojë me epilog të pafajësisë.

Para mijëra protestuese në Shkup, ai ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk kanë bërë asnjë krim.

Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, sepse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarët që ndodhen prapa atyre grilave akuzohen për vepra të pabëra”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtij procesi janë dëgjuar akuza ndaj UÇK-së që dikur dëgjoheshin vetëm nga Beogradi dhe Moska.

Ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët, sepse Libri i Verdhë është me na shkel e me na mohu historinë më të re e më kredibile të shqiptarëve, historinë e UÇK-së, historinë e shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se për kontributin e ish-krerëve te UÇK-së në stabilitetin dhe paqen në rajon.

Ne e kemi dashur lirinë, por ju duke ua mohuar popujve tjerë. Ushtria e jonë nuk ka qenë kundër asnjë populli, as kundër popullit serb. Demonstrata e sotme nuk është kundër shtetit të Maqedonisë, sepse këta që ndodhen në këtë kanë kontribuuar në stabilitetin dhe paqen e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se kur ka qenë ata në pozita të larta shtetërore kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje me Maqedoninë e Veriut.

Në adresimin e tij, Ahmeti ka falënderuar Perëndimin për përkrahjen në çlirimin e Kosovës.

Sot ne nuk themi që Evropa na kishte borxh. Por, themi Evropë, Amerikë, NATO, faleminderit që filozofinë e veprimtarinë të njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë, na i shpërblyet në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërprerje të gjenocidit të mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës”, është shprehur Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 dhjetor 2025 në Doha të Katarit Departamenti i…