Ali Ahmeti: Maqedonia e Veriut sot është vend me perspektivë evropiane
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët për 30-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Ai ka theksuar se 30 vite më vonë, vazhdojnë të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një vend i njohur ndërkombëtarisht, me perspektivë europiane, me shumë miq me të cilët bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë të ardhme të qëndrueshme edhe më të mire për të gjithë qytetarët.
“Mbi themelet e referendumit, deklaratës së pavarësisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, por edhe asaj te Prespës dhe fqinjësisë së mirë, ne zgjodhëm dialogun, barazinë dhe bashkëjetesën, por dhe miqësinë me fqinjtë dhe përcaktuam rrugën tonë drejt NATO e Bashkimit Europian. Sot jemi anëtar fuqiplotë të NATO-së dhe me dritë të gjelbër për anëtarësim në Bashkimin Europian”.
“Reformat në perputhje me pritshmëritë e partnerëve tanë në Bruksel dhe Uashington nuk duhet ndalur bashkë me perpjekjet për ta rritur cilësine e jetës për qytetarët tanë”, ka deklaruar Ahmeti.



