
Ali Ahmeti mbështet protestën për liderët e UÇK-së: Lufta ishte e drejtë dhe e duhur
Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka dalë në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet më 7 gusht në Prishtinë.
Ai iu ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që t`i bashkohen kësaj proteste.
Ahmeti ka shkruar në “Facebook” se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dje e duhur.
“Lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishtë e drejtë, e duhur dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike dhe liridashëse. Që nga paslufta, panumër procese gjyqësore ndërkombëtare e vendore dëshmuan çiltërsinë e luftës sonë për liri, demokraci, pavarësi. Drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të bazohet në procese politike të imponuara nga Rusia dhe ‘dëshmi’ të servuara nga Serbia. Unë jam pjesë e pandarë e luftës për liri të kombit tim dhe e mbështes protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Ju ftoj të gjithëve që të shihemi bashkë më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në mbështetje të lirisë sonë”, ka shkruar Ahmeti.