Ali Ahmeti nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti Europian i Tiranës

01 tetor 2025 | 14:37

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është nderuar nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Ky vlerësim i është dhënë  Ahmetit për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për kontributin e pandërprerë në promovimin e paqes dhe procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Në motivacionin zyrtar është theksuar se Ali Ahmeti ka luajtur një rol historik në sigurimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ky titull është ndër nderimet më të larta akademike që i jepet një personaliteti publik, duke e radhitur Ahmetin mes figurave të shquara kombëtare që kanë lënë gjurmë në proceset politike, shoqërore dhe integruese të shqiptarëve dhe të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Bersant Celina pritet të jetë pjesë e grumbullimit të…